Mjeku kirurg: Kam vendosur të flas… ministria na ka kerkuar të ulim numrin e operacioneve (VIDEO)

Mjeku kirurg, Artan Koni ka denoncuar pasojat reale të koncesionit të sterilizimit.

“Sot kam vendosur të flas dhe ekspozoj me fakte dhe shifra një grabitje kolosale që po i bëhet buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të sterilizimit.

Nëse marrim vetëm vitin 2018 bazuar në të dhënat e fondit të sigurimit janë kryer në rang kombëtar 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale. 

Shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private 2.87 mld lekë ose rreth 17 mln euro. Pra shteti shqiptar ka paguar mesatarisht 190 euro për sterilizimin e një seti të vetëm kirurgjikal. Kjo pagesë prej 17 mln eurosh kaloi në 3.6 mln euro parashikimin e ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018. 

E gjendur përballë kësaj situate në fillim të 2019 ministria e Shëndetësisë i dërgon një shkresë spitaleve më të mëdha në vend ku i kërkon të zvogëlojnë numrin e operacioneve të planifikuara. E thënë ndryshe ministria e Shëndetësisë nuk i kërkon kompanisë private të rishikojë tarifat apo ta anulojë këtë koncesion, por i kërkon mjekëve ti dërgojnë në shtëpi disa pacientë që kanë nevojë për operacion. Pra midis shëndetit të pacientit dhe fitimit të kompanisë ministria zgjedh kompaninë” sqaron mjeku Koni. 

Duke bërë një përllogaritje, kirurgu thotë se kostoja maksimale e sterilizimit shkon 1.5 mln euro, ndërkohë që shteti i ka paguar kompanisë private 17 mln euro.

“Vetëm një autoglav harxhon mesatarisht 6 kv/ora energji elektrike që kushton 0.13 euro.

210 autoglave x 24 orë x 365 ditë të vitit harxhon gjithësej 1.5 mln euro energji elektrike në vit. Pra nga 1.5 mln euro që është kostoja maksimale e sterilizimit në rang kombëtar, shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private 17 mln euro”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT