Gazeta zvicerane: Kurti dhe Vucic nuk pajtohen kurrë, por të dy ishin kundër flamurit të Kosovës

Gazeta e njohur zvicerane Neuer Zuricher Zeitung, ka shkruar për fitoren e LVV në Kosovë dhe liderin e saj Albin Kurti, duke e krahasuar raportet që mund të kenë ai me presidentin serb, Aleksandar Vucic.
Gazeta zvicerane shkruan se Kurti dhe Vucic kanë qëndrime të kundërta në politikë, të dytë të paktën janë kundër flamurit të Kosovës.
“Në asnjë mënyrë kuq e zi dhe asnjë shqiponjë”, sipas një legjende urbane në Prishtinë, ambasadori amerikan në 2007 dha udhëzimet se flamuri i Kosovës nuk duhej të përmbante këto dy detaje, në të vërtetë, konkursi i projektimit thoshte se duhet të shmanget ngjashmëria me flamurët e Shqipërisë dhe Serbisë, në mënyrë që të theksohet pavarësia”.
Ndryshe në artikull shkruan po ashtu për dashurinë e shqiptarëve për flamurin kuq e zi dhe identifikim e tyre në botë me flamurin kuq e zi me dy koka.
Aty shkruan po ashtu se Albin Kurti ka pranuar se nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës do ta respekton himnin, flamurin dhe gjitha simbolet e shtetit që ai udhëheq, Kosovës./gazetametro.net