E akuzoi se bashkëpunonte me bandat/ Çfarë ndodhi në seancën e përballjes mes Gazment Bardhit dhe Edmond Sulës

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për përballjen mes deputeti Gazment Bardhi dhe ish drejtorit të policisë Shkodër Edmond Sula.

Mungesa e avokatit të Gazmend Bardhit u bë shkak për dështimin e seancës së parë, ku palët ftohen për ta zgjidhur konfliktin me mirëkuptim. Përveç mbrojtësit ligjor, në këtë seancë mungonte edhe vete kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të një vizite zyrtare në Londër, Angli.

Edmond Sula paditi Gazmend Bardhin, pasi në datë 12 shtator të këtij viti, në foltoren e Kuvendit, deputeti hodhi akuza ndaj ish-drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni “Sky Ecc”, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT