Sulmi terrorist në Zubin Patok/ Gjykata Speciale jep DETAJE për hetimet: Dy persona janë…

Prokurori Speciale ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e hetimeve për sulmin në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc”, në Zubin Patok të Kosovës.
Në lidhje më këtë sulm, janë arrestuar disa persona të dyshuar, ndërkohë që Prokuroria Speicale ka dhënë edhe detajet për të dyshuarit. Udhëheqësja e departamentit për Komunikim Publik, Liridona Kozmaqi ka deklaruar se dy persona gjendet në masën e paraburgimit për shkak të dyshimin për përfshirje në këtë sulm. Ajo ka shtuar se ky është informacioni i vetëm që mund të bëhet publik në këtë fazë të hetimit.
“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën e hetimeve, mbledhjen dhe analizimin e provave në Prokurorinë Speciale. Deri tani kemi dy persona, të cilët gjenden në masën e paraburgimit. Në këtë fazë të hetimeve ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”,– tha ajo.
Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” dhe “Kryerja e veprës terroriste dhe armëmbajtje pa leje”.
Ndërkohë, që pas sulmit terrorist në Zubin Potok, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle të shtuara në veri të vendit. Gjatë kontrolleve ata kanë njoftuar për gjetjen dhe sekuestrimin e armë të ndryshme dhe pajisje tjera.