VIDEO/ I dyshuar për mashtrim, reagon aktori: Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! Unë thjesht e kam përdorur

Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën shtrënguese duke lënë në ‘detyrim paraqitjeje’ aktorin e humorit, Rezart Veleshnja, i cili u arrestua për mashtrim.
Aktori i humorit dyshohet se mashtroi një mikun e tij duke i marrë makinënë në mirëbesim dhe më pas ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë, Veleshnja përmes një videoje në rrjetet sociale, ka treguar versionin e tij për ngjarjen.
“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur.
Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, shprehet aktori.
I dyshuar për mashtrim, reagon aktori: Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! Unë thjesht e kam përdorur
Lexo lajmin e plotë: https://t.co/esdKpzJYQ3 pic.twitter.com/DmpmdJKRh6
— Gazeta Tema (@GazetaTema) December 13, 2024