Pasuria e fshehtë e Bashar al-Assad/ Transportimi i 200 milionë paundëve në Moskë dhe SKANDALET e regjimit

Bashar al-Assad transportoi 200 milionë paund në Moskë gjatë viteve 2018-2019, ndërsa Siria varej nga Rusia për mbështetje ushtarake dhe ekonomike. Dërgesat përfshinin dy ton kartëmonedha të depozituara në banka ruse të sanksionuara, si RFK dhe TsMR Bank.

Në këtë periudhë, familja Assad investoi në pasuri të patundshme luksoze në Moskë. Për shkak të sanksioneve, Siria bëri pagesa kryesisht në para për shërbime si blerja e grurit dhe printimi i kartëmonedhave.

Nga marsi 2018 deri në shtator 2019, u regjistruan 21 fluturime që transportuan mbi 250 milionë dollarë.

Ndërkohë, regjimi përfitoi nga trafiku ndërkombëtar i drogës dhe kontrabanda e karburantit për të mbijetuar. Këto veprime kanë shkaktuar pakënaqësi edhe tek ish-besnikët e regjimit, të cilët e konsiderojnë këtë një tradhti ndaj popullit të Sirisë.//DailyMail

Back to top button
LAJMET E FUNDIT