VIDEO: Shtiret si besimtar, hajduti vjedh çantën gjatë lutjes brenda xhamisë së Tiranës

Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në xhaminë në qendër të Tiranës. Një person, i cili është hequr sikur do lutej, ka grabitur çantën e një besimtari.
Videoja tregon se personi ka futur dorën në çantë në reshtin e fundit të faljes dhe është larguar menjëherë më pas.
Sipas kallëzimit në polici, nga çanta është marrë një zinxhir me vlerë.
Nuk dihet nëse hajduti ka qenë në dijeni të asaj cfarë kishte çanta brenda, por duke gjykuar nga veprimet e shpejta dhe të sigurta ai duhet ta ketë ditur që zinxhiri ndodhej në brendinë e çantës dhe ndoshta e ka ndjekur viktimën e tij deri në xhami.