SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë

Nga Eduard Zaloshnja

Zv-ndësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u ta vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në postet që kanë, pasi t’u përfundojë mandati aktual.

Në një sondazh kombëtar që zhvillova para një jave për Report TV ( ), plot 72% e zgjedhësve të anketuar (mbi 73% e zgjedhësve në emigracion) gjithashtu mendonin se prokurorëve të SPAK-ut u duhet lejuar rikandidimi pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.

Këtë vit, Anketa Kombëtare e IDRA-s (financuar nga IRI) përfshinte një pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 69%), Barometri i Sigurisë Shqiptare i CSDG-së (financuar nga FES) përfshinte tre pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 67%), Barometri i Data Centrum (financuar nga Euronews Albania) përfshinte një pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte 58%), dhe më së fundmi, Termometri Politik (financuar nga Report TV) përfshinte dy pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte mbi 70%).

Duke përmbledhur, mbi 2/3 e zgjedhësve shqiptarë kanë patur këtë vit vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit është i të njëjtit mendim me ta! Prandaj kërkon publikisht që prokurorët e SPAK-ut të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në postet që kanë,  pasi t’u përfundojë mandati aktual.

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT