“TVSH e ushqimeve, taksa e çapës së bukës dhe qumështit të fëmijëve”

Ndodh rëndom në Shqipëri, ku nëpër supermarkete produktet shiten jo me çmimin origjinal, që për shkak të ambalazhit “s’kanë çfarë t’i bëjnë”.

I tillë është ky rast. Në një nga supermarketet shqiptare, qumështi për fëmijë shitet me një çmim më të lartë se ai me të cilin shitet në Itali.

Kjo, përveç fitimit të supermarketit na çon të mendojmë rreth diçkaje tjetër: TVSH-së. Diferenca e TVSH-së mes Italisë dhe Shqipërisë eshtë jo e vogël. Ne Itali, TVSH për ushqimet është 5% ndërsa në Shqipëri 20%.

Denoncimin e bën në rrjete sociale, Dritan Kaba.

Postimi i plotë:

Ky qe shihni eshte nje produkt ne supermarketet shqiptare. Qumesht per femije. Siper ka etiketen me çmim 1.99 euro ne fakt çmimi ne raft eshte 299 leke.

Siç dallohet çmimi eshte rreth 50 leke me shtrenjte ne Shqiperi se ne Itali.

Kjo ne fakt nuk vjen vetem prej fitimit te supermarketit, por ne rradhe te pare nga diferenca e TVSH se ushqimeve mes Italise edhe Shqiperise. Ne Itali TVSH per ushqimet eshte 5% ndersa ne Shqiperi 20%.

Kjo eshte diferenca mes shtetareve qe mendojne per qytetaret dhe plehrave qe mendojne per thaset!

Ndersa ketyre te supermarketeve ju kerkoj te heqin çmimet ne euro se po na shkaterroni nga nervat!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT