Kosova “mollë sherri” në Kuvend! Balla-Berishës: Ti arrestove Adem Jasharin, i thoshit Thaçit bashkëpunëtor i Serbisë

Vijon ende me debate seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Debati shkoi tek gjenocidi serb në Kosovë, për të cilin Berisha i kërkon socialistëve të votojnë një rezolutë të veçantë që e dënon, ndërsa përmend edhe këngën e Adem Jasharit e cila është ndaluar sipas tij edhe prej mazhorancës në stadiume. Por Ministri Taulant Balla tha se Adem Jasharin e arrestuan qeverisja e PD-së në 92-97.
Berisha e hedh poshtë pohimin për arrestimin e Adem Jasharit si një trillim, duke sugjeruar se ky është një shpifje e krijuar nga serbët dhe shqiptarët me qëllime të këqija. Ai thotë se Jashari është trajnuar midis vitit 1992 dhe 1993, por nuk është arrestuar kurrë.
Balla: Në 25 janar të vitit 2011 kanë qenë përfaqësuesit e PD në asamblenë e Këshillit të Europës që bashkuan votat me propozimin e Rusisë për atë që pasoi, që ishte një përpjekje e poshtër për të hedhur baltë mbi luftën çlirimtare. Ju historikisht nuk keni qenë në krahun e duhur të historisë. Nuk është rastësi që qoftë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës u zhvilluan pas vitit 2013 dhe mbledhjet e përbashkëta të kuvendit të Shqipërisë dhe të kuvendit të Kosovës me kryetar kuvendi të kësaj shumice.
Berisha: Arrestimi i Adem Jasharit është trillim serbo shqiptar i turpshëm. Nuk ka ndodhur kurrë. U trajnua 1992 1993 dhe nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata të cilët e hapën këtë shpifje e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar, e keni vonuar dy vjet. Votojeni sonte që të hiqni njollën e zezë kundër jush. Nuk po bëj politikë unë. Janë jetët e njerëzve shqiptarë që janë vrarë. Ju keni frikë nga Beogradi.