E FUNDIT/ Qeveria vendos mbylljen e“Tik Tok” në Shqipëri! Çfarë pritet të ndodhë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot se qeveria ka vendosur të mbyllë rrjetin social “Tik Tok” në vendin tonë.
Manastirliu deklaroi se ky proces do kryhet në bashkëpunim me AKCESK dhe AKSHI, ndërsa ka publikuar edhe planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Ajo shtoi se do të ketë edhe monitorim të shkollës dhe të parametrit të sigurisë me kamera inteligjente. Gjithashtu, ministrja deklaroi se do të dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë.
“Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh.