“Rama thikë pas shpine Kosovës”/ Bardhi: Vëllait s’ia themi kurrë këshillën në publik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë. Bardhi theksoi se shqiptarët nuk i japin këshilla vëllait në publik, duke e konsideruar këtë një “thikë pas shpine” për Kosovën.
Sipas tij, Rama po përdor një strategji që dobëson pozitat e kryeministrit Albin Kurti në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë mesazhe që e dëmtojnë imazhin e Kosovës në nivel global.
Bardhi: Nuk kam ndërmend të prish traditën e shqiptarit për ta kthyer këtë mbledhje në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja shumë se ca ka ndodhur shumë në këto 10 vite në Shqipëri, edhe se si janë marrëdhënie mes dy vëllezërve Kosovë e Shqipëri gjatë viteve të fundit, por s’kam ndërmend ta kthej këtë diskutim në fushatë elektorale. Apo të përdor Kosovën për fushatë elektorale.
Se kemi bërë kurrë dhe s’do ta bëjmë kurrë. Por një mesazh referuar nga fjala që kryeministrin, që e lanë nervat dhe braktisi sallën, ne shqiptarët kemi një traditë, vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, kurrë këshillën në lagje. Vëllait këshillën ja themi në shtëpi me zë të ulët që mos të na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë është një thikë pas shpine për vëlalnë tonë, Kosovën tonë të dashur.