Shtyu me forcë Shehajn në Kuvend, Noka: Nuk lejoi të fliste as Berishën, na del tani ai…

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka komentoi seancën plenare të dy ditëve më parë, ku pati një konfrontim fizik me kolegun e tij, Agron Shehaj.

Noka tha se seanca e së enjtes ishte projektuar nga Partia Demokratike si betejë me Rilindjen në një pikë që është thelbësore, tatimi mbi profesionet e lira.

“Ne kemi bërë një betejë të egër për të mbrojtur profesionistët e lirë dhe i kemi prirë kësaj beteje edhe në Gjykatën Kushtetuese ku fituam. Tani ne na del opozita e opozitës, që përdoret nga mazhoranca, që të mos zhvillohej kjo betejë”, tha Noka.

Ai tha se Shehaj, nuk lejoi të fliste as kryetarin e opozitës, Sali Berisha.

“Z. Shehaj nuk kishte asnjë qëllim që të fliste në seancë, ai donte të bllokonte seancën me një kauz ‘fake’”.

Noka tha se Shehaj e dinte që interpelanca nuk zhvillohej sepse nuk e lejonte rregullorja e Kuvendit, pasi ishte konsumuar nga PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT