Të rishkruhet Historia e Shqipërisë!

Nga Akademia e re e Shkencave,
të rishkruhet Historia e Shqipërisë,
edhe si tekst i detyruar shkollor,
për lëndën e Historisë!
Historia si shkencë,
nuk hyn tek ekzaktet,
por pjesë të saja janë,
fjala vjen shifrat dhe faktet.
Shërbëtorët servilë të Berishës,
historianë pa nder e dinjitet,
e falsifikuan historinë,
sipas shijeve të kafshës në pushtet!
E manipuluar qe,
dhe çfarë u shkrua para 90-tës,
por është e sigurt,
se ajo qe shumë më pranë së vërtetës.
Është gati një aksiomë,
dhe jo vetëm për shqiptarët,
se historinë gjithmonë,
e shkruajnë fitimtarët!
Asnjëherë nuk mungojnë,
modelet bashkëkohore,
që histori e shkruar t’u rezistojë,
dhe ndryshimeve politiko-shoqërore!
Historia që zhvillohet sot në shkolla,
nga shërbëtorët e së keqes është shkruar,
njëqind e njëzet vitet e fundit,
këta shërbëtorë i kanë masakruar!
Duhet shkruar ajo që ka ndodhur,
e vërteta dhe vetëm e vërteta,
çdo individ që ka bërë histori,
me gjithë dritë-hijet e veta!.
Historia s’ka nevojë për pasionantë,
dhe aq më pak për militantë të sëmurë,
një histori të saktë,
këta s’do ta sillnin kurrë!.
Çdo komb ka heronjtë e vet,
si ç’ka dhe tradhtarët,
nga ky rregull universal,
përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët!.
Ka betejat e humbura dhe të fituara,
ka luftëtarët dhe mercenarët,
e në përpjesëtim me ta,
ka monumentet dhe lapidarët!
Nëse unë-një i majtë i përjetshëm,
do shkruaja librin e Historisë,
do isha i pabesueshëm,
për të djathtët e Shqipërisë!.
Më thosh im ungj-Leonidha:
“Kur vdesin njerëzit-vdesin historitë!”,
nda njerëzit duhet të shkruajnë,
çdo gjë që dinë pa mbyllur sytë!
Sipas aksiomës:
“Fjala tretet-e shkruar mbetet!”,
për këtë arsye Historia,
është e vetmja pasuri që kanë shtetet!
A.DUKA