Gjendet i vdekur në banesë 68-vjeçari në qytetin e Vlorës/ Dyshohet të ketë rënë pre e një grabitjeje

Gjendet një person i vdekur në një banesë në qytetin e Vlorës, në lagjen ’10 Korriku’.
Sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelili, personi i gjetur i pajetë mendohet të jetë i moshës 68-vjeçare. Nga këqyja në momentin e parë, dyshohet se 68-vjeçari ka qenë pre e një grabitjeje.
Policia dyshone se viktima është grabitur dhe më pas është vrarë, pasi është gjetur i zhveshur.