KAOS në Tiranë/ Makinat bllokohen në trafik, gruaja: Kam fëmijën për në spital, lironi rrugë…

Edhe në Bashkinë e Tiranë ka nisur protesta e PD, mosbindja civile.
Bëhet me dije se prej 10 minutash, protestuesit kanë bllokuar rrugët duke shkaktuar kështu kaos.
Janë një sërë makinash, që janë bllokuar në këtë aks rrugor. Shoferët iu bien borive, që rruga të lirohet.
Ndërkohë që një zonjë e indinjuar është shprehur për mediat se kishte fëmijën për në spital, teksa bllokimi i rrugëve po e pengonte për të marr ndihmën e shpejt.
“Nuk më intereson protesta. Kam fëmijën për në spital, e kam në makinë. Më hapni rrugën”- është shprehur gruaja.
Policia ka bërë thirrje që të lirohen rrugët, pasi bllokimi i rrugëve është vepër penale.