‘Giro D’Italia’ në Shqipëri/ Zbardhet intinerari: Ja qytetet ku do zhvillohet

“Giro D’Italia”, gara e njohur e çiklizmit, do të nisë sezonin e ri në Shqipëri, teksa do të jetë i ndarë në 3 etapa. Edicioni i 108-të zgjat nga 9-21 maji 2025 dhe pritet me padurim nga të apasionuarit e këtij sporti.

Sa i takon detajeve, gara do të mbahet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, sakaq numri në total i pjesëmarrësve, përfshirë garuesit dhe organizatorët, shkon diku tek 3 mijë persona.

Itinerari, dita e parë

9 maj 2025 – gjatësia 164 kilometra

Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë ‘Giro D’Italia’ 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.

Itinerari, dita e dytë

10 maj 2025 – gjatësia 13.7 kilometra

Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi “Skënderbej”, në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit.

Itinerari, dita e tretë

11 maj 2025 – gjatësia 160 kilometra

Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë- Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë – Peshkëpi – Qafa e Dushkut – Brataj – Qafa e Shkallës – Porto Palermo – Himarë – Qafa e Vishës – Iliaz – Qafa e Llogarasë – Orikum dhe fundi po në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT