U deklaruan se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani: Askush nga këta biznesmenë…

Elton Ilirjani ka dhënë një deklaratë lidhur me gjendjen e Parashqevi Simakut, duke theksuar se sot ka kaluar një javë që kur ajo u gjet në stacionin e trenit në New York.
Eltoni thotë: “Dua të jap informacion lidhur me ndihmën që i është dhënë Parashqevi Simakut dhe me premtimet që janë bërë nga biznesmenë të ndryshëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe biznesmenë që jetojnë këtu, në SHBA, me origjinë nga Shqipëria.
Për momentin, ne si grup dhe familjarë të Parashqevi Simakut, nuk kemi parë asnjë ndihmë konkrete nga këta biznesmenë, të cilët u deklaruan me të madhe që në orët e para se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun me ndihma.
Më tutje ai vazhdoi: “Deri në këto momente, shuma në GoFund ka arritur shifrën e 98 mijë dollarësh, ku vihet re që ata që kanë kontribuar, rreth 1400 e disa kontribues, kanë dhënë shuma modeste, por shumë të vlefshme që kanë dalë nga shpirtrat dhe dashuria që ata kanë për këtë këngëtare të madhe të historisë së muzikës shqiptare. Më vjen shumë keq, por, unë aty nuk shikoj asnjë biznesmen të fuqishëm shqiptar që të ketë kontribuar dhe, siç e thashë edhe më lart, nuk e kuptoj arsyen pse. Nuk e kuptoj pse nuk duan të bëhen pjesë e rehabilitimit dhe rikthimit në jetë të një dive kaq të madhe që ka prekur zemrat e milionave shqiptarëve dhe këndohet nga fëmijë të vegjël shqiptarë.