Zgjedhjet 2025, Endri Shabani: Rama dhe Berisha do bashkëqeverisin

Endri Shabani, drejtuesi i partisë ‘Nisma Thurje’ ndau këndvështrimin e tij lidhur me atë çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 11 majit në 2025.
Sipas tij, dy partitë më të mëdha PD dhe PS në vitin 2025 do të bashkëqeverisin pasi nuk do të kenë një rrugëzgjidhje tjetër.
“Partitë e vogla kanë objektiva. Unë do ti bashkoja votat me cilëndo parti që do largonte Sali Berishën, Edi Ramën, njerëz që kanë qenë ministra. Por partitë e vogla nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë gjë.
Ata më mirë e djegin partinë sesa të lëshojnë Saliun apo Ramën. Për pasojë, bindja ime është që në 2025, Rama dhe Berisha do të bashkëqeverisin dhe do ndodhë ajo që Berisha ia kërkon sot poshtë ballkonit Ramës, një qeveri teknike.
Ata do të mendojnë se tashmë s’kanë një rrugëzgjidhje tjetër, asnjëri nuk qeveris dot dhe do mbyllet tranzicioni 34-vjeçar. Do të mbyllet tranzacioni me këtë çift që kanë bërë sikur kanë qenë kundër njëri-tjetrit”, tha Shabani në Euronews Albania.
Ndër të tjera, ai ka ngritur pikëpyetje se nëse vërtet diçka e tillë ndodhë, a do të ketë më opozitë në Parlament, dhe a do ketë njerëz të cilët mbrojnë interesin publik?”, është shprehur Endri Shabani.