“Frikë nga migrimi? Refuzimi e shton. Dhe JO-ja do zgjasë me vite”

Mungesa e shpresës dhe ikja nga Shqipëria sidomos e rinisë është një nga plagët sociale më të mprehta të vendit.
Si do ndikojë në këtë tendencë refuzimi i fundit që Shqipëria mori nga BE në hapat e saj drejt anëtarësimit?
Analisti Janush Bugajski në rubrikën e tij të së shtunës në DITA mendon që ky refuzim do ta shtojë ikjen dhe paradoksalisht refuzimi bie ndesh me vetë frikën e BE që mos ketë migrime masive.
“Politika e brendshme e Francës dhe frika nga imigrimi masiv shfaqen në vendimin e Macron. Nuk ka pothuajse aspak dyshim se Islamofobia dhe ndjenjat antishqiptare gjithashtu luajtën rolin e vet. Por politika bllokuese e BE-së do të ushqejë nocionin, tashmë të përhapur, se BE është bashkëfajtore në mbështetjen e qeverive të korruptuara, në këmbim të një farë stabiliteti, ai që disa e kanë quajtur “stabilokraci”. Vendimi i BE-së, gjithashtu, mund të nxisë trazira të ripërtërira politike dhe sociale në Shqipëri. Vendimi do të kundërveprojë negativisht edhe mbi sigurinë e vetë Bashkimit Evropian. Kur perspektivat e anëtarësimit zvogëlohen, reformat mbesin në vend, investimet e huaja ulen dhe papunësia rritet, rrjedhja e popullatës drejt BE do të vazhdojë” – shkruan Bugajski për DITA.
Ai shton edhe se vendimi nuk ka gjasa të korigjohet shpejt, gjithsesi kjo do shtojë angazhimin e SHBA:
“Macron deklaroi se vetë procesi i pranimit duhej të reformohej, çfarë nënkupton se vendimi i tetorit nuk ka gjasa të ndryshohet në një kohë të shkurtër, sepse çdo proces reformues në BE mund të zvarritet me vite. BE do të jetë në një pozitë më të dobët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, nëse (ajo) shihet të heqë dorë nga fuqia e saj më e madhe motivuese, anëtarësimi. Kjo do të sigurojë që roli i SHBA në rajon të jetë edhe më i rëndësishëm” – shkruan Bugajski.
Shkrimi i tij i plotë në DITA mund të lexohet duke klikuar KËTU.