Çibanët e bulevardeve tona!

Tani pak nga pak e ditë për ditë,
po bindemi të tërë,
se asnjë nga pisllëqet e Berishës,
socialistët nuk kanë zhbërë!

M’u në qendër të Tiranës-dy monumente,
Sali Berisha na ka kallur,
busti i kriminelit Osman Kazazi,
dhe shtatoren e mbretit të vetëshpallur!

Famija presidenciale,
ka simpati për mbretin,
dhe gjyshi i Ramës ka qenë,
shofer me mbret Ahmetin!

Berishën po e dimë,
nuk diskutohet fare,
se do marrëzisht,
çdo gjë antishqiptare!

Kanë dalë plot dokumente,
për mbretin e pabesë,
për vjedhjet kolosale,
dhe vrasjet me pagesë!

Krimineli Osman Kazazi,
për Salën “Mandela Shqiptar”,
në 4 Shkurt 1944,
shqiptarë me dorën e tij ka vrarë!

Ç’e pengon Erion Velinë,
dhe Këshillin Bashkiak në Tiranë,
nga Bulevardi Qendror,
t’i heqi këta çibanë?! 

Rruga :”Dëshmorët e 4 Shkurtit”,
që për 50 vjet aty ka qëndruar,
me emrin e Ibrahim Rugovës,
çuditërisht është ripagëzuar!

Them “çuditërisht”,
emrin e Rugovës i kanë vënë,
mbasi ekzekutori Xhaferr Deva,
dajua i Rugovës ka qënë!

Ngritja e shtatoreve të kriminelëve,
është kthyer në epidemi,
shtatorja e Muharrem Bajraktarit,
sot është në qendër-në Peshkopi!

Këto janë vepra të neofashistëve,
ose dikur puthadorëve,
që si korba të zinj i janë sulur LANÇ-it,
heronjve dhe dëshmorëve!

Rama hoqi nga Stadiumi Kombëtar,
emrin e simbolit të Lirisë,
dhe ngriti në piedestal Mit’hat Frashërin,
simbolin numër Një të tradhtisë!

Këto janë veprat e tradhtarëve,
bukëshkalëve dhe sharlatanëve,
që sot janë në krye të shqiptarëve,
pikërisht nga votat e partizanëve! 

A.DUKA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT