Shqipëria synon të zvogëlojë me 45% emetimet e gazrave serë në natyrë

“Shqipëria synon të zvogëlojë me 45% emetimet e gazrave serë në natyrë në dekadën e ardhshme për të shkuar përfundimisht drejt emetimit zero deri në vitin 2050”, deklaroi sot ministri në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, në aktivitetin “Dita e OKB Shqipëri 2019”.
Temë qendrore e diskutimit në Ditën e OKB-së, organizuar nga MEPJ, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ishte mbrojtja e mjedisit dhe veprimi për klimën.
“Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që tashmë posedon “Planin e Veprimit për Zbutjen e emetimeve të gazit karbonik në natyrë” dhe “Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike”, tha Cakaj.