Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, ndërrojnë jetë xhaxha dhe nip

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës.
JavaNews ka mësuar se dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Mjedë – Kryebushat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.