“Aaa, kravatë e bukur”, Mitsotakis dhe Rama shkrijnë akujt (VIDEO/FOTO)

Në Athinë po zhvillohet samiti i katërt euro-arab.
Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në kryeqytetin grek ku po merr pjesë në këtë nismë, e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta me vende të botës arabe.
Rama dhe homologu Mitsotakis, në kuadër të samitit patën një takim “për të shkrirë akujt”.
Sipas kanalit TCH që ka botuar fotot e mëposhtme shpërndarë nga zyra e shtypit e KM, ata patën një takim të shkurtër, ku Mitsotakis “i foli në emër dhe me një ton miqësor”.
“Aaa, kravatë e bukur”, i tha dhe qeshën.
Sipas raportimeve të këtyre ditëve në media mes çështjeve që pritet të diskutohen është Marrëveshja e Detit, e cila është rikthyer si temë e politikës mes dy vendeve, megjithëse është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.






