“Ti kandidati për kryeprokuror a shkon dot në Gjirin e Lalzit?”

Sot u njoftua se është percaktuar lista e tre kandidateve për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët do kenë një seancë dëgjese në KLP.
Pedagogu i njohur Përparim Kabo, lektor, kërkues shkencor dhe autor librash ka një pyetje publike për 3 kandidatët
“Une si qytetar dua t’u bej nje pyetje ne distance. Ti kandidat i mundshem a e ke kurajon te shkosh ne Gjirin e Lalzit dhe te hetosh per fondin e tokave dhe per vilat luksoze te qeveritareve? Meqë edhe nje nga kushtet e Parlamentit Gjerman per hapjen e negociatave me BE per Shqiperine si vend kandidat ishte per dergimin para drejtesisë te te gjithe politikaneve te korruptuar? Nese nuk e ben dot eshte e kotë qe te kandidosh. Do vrasesh gjumin tend dhe do rrezohesh menjehere nga SHBA. Koha e shakave me drejtesinë ka mbaruar, ndaj mendohuni mire! Ju faleminderit nese me lexoni dhe shume faleminderit nese me kuptoni! Ju mirekuptoj edhe nese me refuzoni apo heshtni, une di t’i lexoj edhe ato” – shkruan Kabo në rrjetet sociale.