Azerbejxhani i ashpër me Kosovën, ka një mesazh nga Serbia

Ambasadori i Azerbejxhanit në Beograd, Eldar Hasanov, ka ripërsëritur edhe një herë tjetër se shteti që përfaqëson ai do t’i qëndron besnik Serbisë karshi Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Hasanov po thotë prapë se shteti i tij nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe se dihen arsyet se pse shteti i tij e mban një qëndrim të tillë karshi Kosovës.
“Azerbejxhani nuk do ta njohë Kosovën. Kemi raporte të mira me Shqipërinë, Mali e Zi e ka njohur Kosovën, por ne nuk do ta bëjmë dhe dihet pse”, ka thënë Hasanov.
Por, ambasadori Hasanov ka thënë se shteti i tij dhe Shqipëria kanë raporte shumë të mira me Shqipërinë, kurse me Kosovën nuk kanë krijuar diçka të tillë.
Kujtojmë se diplomacia serbe po vazhdon fushatën ndaj shtetit të Kosovës për të tërhequr njohjet e pavarësisë, ani pse SHBA’të dhe BE’ja ka kërkuar ndalimin e kësaj fushate nga Serbia.
Së fundi Serbia ka penguar anëtarësimin e Kosovën në Interpol, ku autoritet kosovare janë dorëzuar dhe nuk kanë marr fare pjesë në Kili./gazetametro.net