“SHISH e ka përgjuar teksa blinte vota”/ Pandeli Majko reagon për akuzat e Berishës: Jam gati të lë mandatin…

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar ditë ne sotme në lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Majko ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, të cilës i ka kërkuar që të marrë informacion nga Shërbimi Informativ i Shtetit në lidhje me përgjimet që Berisha pretendon se i është bërë Majkos nga ky institucion.

Deputeti shprehet se ka vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”- shprehet Majko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT