Përse e sakrifikoi lirinë e vet Sali Berisha! Flet avokati (VIDEO)

Apeli i GJKKO-së i ktheu masën “detyrim paraqitjeje” Sali Berishës, pasi GJKKO-ja i dha lirinë duke e nxjerrë nga arresti shtëpiak. Ashtu siç e tha edhe të dielën, Berisha u paraqit sot në zyrat e SPAK-ut. Ndërkohë, avokati Jordan Daci i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për vendimet e gjykatave për Berishës. Ndërsa e cilëson jokushtetues vendimin e parë që u dha në 2023-shin, për detyrimin paraqitje, Daci thotë se Sali Berisha sakrifikoi lirinë e vet për një parim të rëndësishëm kushtetues.

“Sali Berisha sakrifikoi lirinë e vet për një parim të rëndësishëm kushtetues. Unë vazhdoj t’i qëndroj mendimit tim; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në raport me të drejtën për të kërkuar vetëm miratimin nga Kuvendi ka qenë i gabuar. Berisha deshi që të mbronte një standard kushtetues, duke marrë parasysh edhe rrezikun që do përfundonte në arrest shtëpie, ashtu siç edhe përfundoi. Mesazhi që Berisha zgjodhi qe pak më i fortë. Për mendimin tim zgjedhja përsa i përket masës së parë qe mesazh politik.

Ligjërisht për mua vendimi i gjykatës ishte jo kushtetues. Vazhdon të jetë i tillë, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese tha se ishte vendim kushtetues. Pastaj a është fajtor apo jo Berisha, këta do ta vendosë gjykata dhe do respektohet secili vendim. Por më duhet të them se SPAK-u theu mite. Shumë njerëz nuk mendonin se do gjykoheshin ndonjëherë dhe sot kjo po ndodh. Kjo nuk e bën imun zotin Berisha nga ndjekja penale.”, tha avokati në DritareTV./K.C/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT