Është e pandershme të thuash se Franca dhe Hollanda e duan Shqipërinë!

Mbas një wik-endi të gjatë,
nga Principata e Monakos-në Japoni,
në pritje të wik-endit të radhës,
Meta u kthye për disa ditë në Shqipëri!.
Nga gjithë presidentët shqiptarë,
Meta ka udhëtuar më shumë,
si “brejtës stoik” i financave të shtetit,
në vizita koti-ku s’bitiset asnjë punë!.
Kam idenë se Meta shfrytëzon çdo ftesë,
dhe nga vende anonime në çdo cep të Botës,
dhe shteti i varfër-për të cilin zëmra i qan,
paguan shpenzimet e tij dhe të eskortës!.
Po në fushën mediatike,
Meta nuk na lë asnjëherë thatë,
në pauzën e shkurtër mes wik-endeve,
na qeras me nga një intervistë të gjatë!.
I intervistuar nga i gjithëdituri Rakipllari,
një orë e ca foli kot së koti,
jo si president i çdo shqiptari,
por si një i dërguar nga Zoti!
S’na tha absolutisht asgjë të re,
në vija të holla e vija të trasha,
çdo gjë më parë e kishim dëgjuar ne,
nga Petrit Vasili dhe Lulëzim Basha!.
Foli me këmbë e me duar,
si engjëll dhe si shpëtimtar,
sikur dekretet e tij të ishin zbatuar,
do qenë hapur bisedimet këtë radhë!.
Veten e përjashtoi nga çdo përgjegjësi,
se shumicën e kohës ka qenë në vakanca,
fajin e kish veç Rama e jo tjetër njeri,
dhe jo se jo Holanda edhe Franca!.
Harroi zjarret dhe molotovët,
e detashmenteve të Lulit dhe Monikës,
për djegien në bllok të mandateve,
dhe rolin regresiv të Presidentit të Republikës!.
Për opinionin e Venecies nuk tha të vërtetën,
që dhe gurët e rrugës e kanë mësuar,
se në shkelja të Kushtetutës e gjeti Metën,
po jo gjer në atë masë sa për t’u shkarkuar!
Nuk harroi presidenti,që pa pikë ta linte i-në:
“Do qe e pandershme të themi,
se Franca me Hollandën s’e duan Shqipërinë!!!.”
Çdo gjë e keqe lidhet me Edi Ramën,
për këtë nuk dyshoi për asnjë moment,
një nga këto të këqija është dhe rasti,
që Ilir Metën bëri President!.
E lagu-s’e lagu dhe përralla të tjera me mbret,
nga të gjithë përditë dëgjojmë ne,
por po të bënte secili detyrën e vet,
jo çelje bisedimesh-po do kishim hyrë në BE!.
A.DUKA