Forcat RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë zonën e Astirit! Denoncimi i të resë që ngriti alarmin: Po më dhunojnë

Njoftimi i policisë:
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.