“Eja se po shkoj te tezja” – Mesazhet që futën në kurth Ramazan Matajn, ia dinin pikën e dobët. Ka ngacmuar edhe motrat e tjera

Gazetarja Glidona Daci ka treguar në “Top Story” sesi autori planifikoi vrasjen e Ramazan Matajt disa ditë më parë në Shkodër.
Sipas të dhënave të zbërthyera nga celulari i viktimës, autori kishte krijuar profil fals në rrjetet sociale, duke komunikuar me Ramazanin.
“Kur është zbërthyer telefoni i viktimës janë gjetur komunikimet. Rezulton se profili i vajzës është krijuar nga autori në datën 25 dhjetor. Ai ia dinte pikën e dobët, komunikimi me vajzat. Me një emër duke pretenduar se ishte e fshatit përbri.
E kanë thirrur dy tre ditë para ngjarjes, por nuk e realizuan vrasjen se nuk ishin gati. Vajza e stisur i kishte thënë nuk të takoj dot. Biseda e fundit ka qenë, ‘unë do shkoj te tezja dhe do dal të takoj në filan rrugicë’. Pasi kishte folur në rrjete sociale me llogari false, autori është siguruar që viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe ka gjuajtur me një armë pushkë, duke i marrë dhe jetën.
Sipas të gjitha mbledhjes së provave dhe dinamikës, ata janë larguar me biçikletë. Ajo që mua më shokon dhe nuk e kuptoj është pse ky djalë, kur e donte këtë vajzë, përse nuk e merrte dhe të bashkëjetonte me të? Nuk arrij ta kuptoj.
Nga mesazhet që janë gjetur në telefon, 33-vjeçari kishte shumë komunikime me shumë vajza në të njëjtën kohë”, u shpreh gazetarja.
“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”
Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi në Top Story, se familja e autorit ka pretenduar se viktima i ka prishur dy martesa motrës së Arjonit, madje i ka ngacmuar edhe motrat e tjera.
“Sipas informacioneve që janë marrë nga grupi hetimor, është një dramë familjare që ka zgjatur me vite. Autori ka theksuar që motra e tij ka pasur një marrëdhënie të zgjatur në kohë me viktimën. Më konfirmuan se dy familjet kishin pasur disa takime ku i kishin kërkuar të ndalonte këtë marrëdhënie.
Motra ishte martuar në një fshat pranë, ai kishte shkuar në shtëpinë e bashkëshortit, e kishte marrë me dëshirën e vajzës dhe kishte kaluar natën me të. Më pas janë ndarë. Vajza ka prishur martesën e parë, familja e ka martuar në Lezhë pas disa muajsh.
Sërish familjarët e bashkëshortit të ri e kanë informuar familjen e vajzës për praninë e viktimës, ku kanë gjetur dhe foto e video intime.
Në këtë moment është prishur dhe martesa e dytë. Familja pretendon se këto video ia ka dërguar Ramazani. Familja nuk e ka pranuar më vajzën në shtëpi, ka 3 vite që nuk kanë kontakte me këtë.
Vajza ka shkuar në Francë ka krijuar lidhje atje, ai më pas ka rënë në burg. Kur është kthyer në Shkodër, ka pasur komunikime me Ramazan Matën.
Lidhur me rastin janë publikuar edhe video intime në rrjetet sociale.
Ajo është nënë e një fëmije të mitur. Familja e saj pretendon se ajo ka çuar te zbulimi i krimit. Pak ditë më patë ka pasur një takim mes autorit dhe viktimës, ku ky i ka kërkuar mos ta përndjekë më. Familja pretendon se i ka ngacmuar dhe motrat e tjera, kjo ka qenë arsyeja pse autori ka shkuar drejt aktit”, ka deklaruar gazetari.