“Zbërthehet” Nuredin Dumani: 200 mijë euro për ‘kokën’ e Sokol Sanxhaktarit, atentati dështoi

Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO këtë të enjte në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Sokol Sanxhaktarit.
Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe përplasjen e dhe të pandehurve apo avokatëve në proces, raporton Top Channel.
“Mu premtuan 200 mijë euro nga Franca Capaj për eliminimin e Sanxhaktarit”, ka deklaruar ai por “porosia” nuk është kryer pasi atë ditë është vënë pranga.
“Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çapja”, ka deklaruar ai.