Akuzat e Berishës/ SPAK reagon me urgjencë dhe zbulon çfarë po ndodh me Pandeli Majkon…

Pas akuzave ndaj Pandeli Majkos, ka reaguar SPAK duke përgënjeshtruar mashtrimet e sajuara nga Sali Berisha dhe mediat e tij “kazan”.

Në njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme sqaron se nuk ka asnjë procedim penal ndaj Pandeli Majkos, sepse edhe se nuk ka asnjë material kallzimi ndaj tij.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon: Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thotë SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT