“Çfarë ju bllokoi në BE? Ekonomia, Turqia dhe 30 qershori qesharak”

Eurodeputetja franceze e grupimit Demokratik dhe Identitar, Dominique Bilde, thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se Komisioni Europian dështoi të jepte një imazh të qartë të situatës në Shqipëri.
Sipas saj, BE në një pjesë të mirë i quajti zgjedhjet e 30 qershorit paqësore, por në të vërtetë ato nuk i arritën standardet europiane.
“Megjithëse Bashkimi Europian ishte i prirur t’i gjykonte zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor si paqësore dhe të administruara mirë, kjo është shumë larg nga e vërteta, pasi pjesëmarrja ishte qesharake, e ulët. Në 31 nga 61 bashkitë, kandidonte vetëm një kandidat? A është kjo situata e një vendi që plotëson pretendimet për standarde europiane?” – thotë francezja.
Sipas saj gjendja politike dhe ekonomike në Shqipëri e bëjnë pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian “të këshilluar keq, të thuash më së paku”.
“Së pari, paga mesatare është shumë e ulët dhe situata juaj ekonomike nuk duket shumë e mire”, është shprehur ajo.
Bilde shton se është gjithashtu shqetesuese që Turqia ka fituar aq shumë ndikim mbi Shqipërinë kohët e fundit – kjo është, sipas saj, “shumë alarmante nga pikëpamja gjeopolitike”.