“Brigada Sever”, grupi që kërcënon të vrasë Albin Kurtin, arrestohet një person në Zveçan

Një person është arrestuar në Zveçan nën dyshimin se ka kërcënuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes postimeve në rrjete sociale. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se rasti lidhet me kërcënime të bëra në adresë të kryeministrit nga grupi i njohur si “Brigada Sever”.

Policia konfirmoi se i dyshuari kishte përdorur rrjetet sociale për të shprehur kërcënime ndaj kryeministrit Kurti dhe për të shpërndarë mesazhe që promovonin dhunë.

Në raportin 24-orësh, Policia ka sqaruar se pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.

“Zveçan, 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT