“Olsi u përdor si mish për top, për të më rrëzuar mua”, Rama: SPAK foli, s’ka asnjë provë!

Kryeministri Edi Rama zgjodhi këtë të dielë për të folur në lidhje me vëllain e tij, Olsi Rama për të cilin SPAK tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në aktivitetin kriminal, ashtu siç e denoncoi kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Edi Rama: Nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia pa folur drejtësia me provat e veta. SPAK deklaroi se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë dhe nuk ka asnjë prove që ta lidhe atë me aktivitetin kriminal. Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua dhe rrëzuar në sytë e opinionit publik.
vijon