Vendim i beftë i Qeverisë shqiptare, anulon dhurimin e ikonës “Ngjallja e Llazarit” për UNESCO

Qeveria Shqiptare ka anuluar një vendim të marrë nga vetë ajo gati një vit më parë, për t’i dhuruar UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Llazarit”. Vendimi për anulimin është marrë sot dhe ikona nuk do mund të bëhet pronë e UNESCO-s.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure Qeveria vendosi “Shfuqizimin e vendimit nr.564, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”, shkruhen në vendimin e firmosur nga Edi Rama.
VENDIMI I PLOTË
VENDIM PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.564, DATË 29.9.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHURIMIN UNESCO-S TË IKONËS “NGJALLJA E LLAZARIT”, NË KUADËR TË 60-VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË KËTË ORGANIZATË”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
- Shfuqizimin e vendimit nr.564, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë”.
- Ngarkohet Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.