Agron Tufa sulmoi Ambasadën Amerikane për “sigurimsat”, Braho: Është banda Sali-Çelo që sapo u rizgjodh me ndihmën e PS

“U zgjodh edhe me ndihmen e disa drejtuesve te Partise Socialiste dhe grupit parlamentar te saj gjoja te moderuar” – thotë Spartak Braho lidhur me rizgjedhjen e Çelo Hoxha në krye të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Braho flet gjithashtu në këtë intervistë të botuar në DITA edhe për ish-drejtorin e këtij Instituti, Agron Tufa për të cilin më herët është njoftuar se kërkoi azil në Zvicër.

Tufa ka deklaruar së fundmi se Ambasada Amerikane apo vetë Departamenti i Shtetit Amerikan kanë gabuar kur përshëndetën popullin shqiptar për 80-vjetorin e Çirimit apo se kjo Ambasade ka rekrutuar apo ka marre ne perberje te stafit te saj mbi 30-40 punonjes, ish-sigurimsa, nëpunësa, ushtarakë e punonjes të tjerë duke afishuar me rradhe në median e shkruar edhe emrat e tyre.

Më poshtë, intervista e ish-kreut të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho dhënë gazetares Ina Braho.

Zoti Braho ne kuadrin e 80 vjetorit te Çlirimit eshte hapur perseri debati per qendrimin ndaj Luftes Antifashiste Nacional Çlirimitare, per korigjimin e numrit te deshmoreve te saj dhe te ashtuquajtur “lufte civile” dhe qendrimin e Ambasades Amerikane ne Tirane. Cili eshte mendimi juaj per kete çeshtje dhe si e konsideron zgjedhjen e Çelo Hoxhes ne krye te ketij Instituti ?

Po, ketyre çeshtjeve perseri u jane kundervene Sali Berisha, Çelo Hoxha, Agron Tufa etj duke perseritur fallsifikime te tjera ndaj tyre. Nderkohe pseudo historiani dhe drejtori i Institutit te studimeve te historise te luftes nacional çlirimtare Çelo Hoxha eshte rizgjedhur drejtor i ketij Instituti.

Që te vihej perseri në krye të këtij palo Instituti nje ballist ekstremist si Çelua kjo ishte jo vetem befasuese, por dhe ne kundershtim me ligjin. Mund te ishte zgjedhur ne kete post dhe Institucion qe varet nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise nje i djathte, fjala vjen historiani Erald Kapri, i cili nuk ka ngarkesa te tilla negative.

Por qe ta zevendesonte pas “arratisjes” se Agron Tufes, nje njeri problematik dhe i diskretituar si Çelo Hoxha kjo e ka demtuar shume punen e ketij Institucioni, per shume veprime e qendrime ekstreme dhe te papranueshme qe ka mbajtur historikisht e publikisht.

Per shembull ishte pikerisht fallsifikatori Çelo qe botoi dhe etiketoi nje liber te botuar me fondet e shtetit, nje liber i ngjashem me dekalogun e Ballit Kombetar, ku etiketon rreth 265 udheheqes dhe drejtues te luftes antifashiste formacioneve partizane midis tyre herojne e deshmore, si kriminele te luftes, pikerisht te gjithe zinxhirin komandues te luftes partizane.

Madje sipas ketij fallsifikatori edhe deshmori 15 vjecar partizani heroi i popullit Met Hasa apo mbi 400 te internuarit ne kampet e internimit ne Shqiperi e gjermani s’ishin gje tjeter vetem kriminele lufte.  Pse e beri kete gje ky fallsifikator ? Sepse si ballist dhe drejtues aktiv i Ballit Kombetar ai e urren luften Anti fashiste.

Ky pinjoll i paskrupullt me origjine nga fshati Kolonje i Gjirokastres, duke qene edhe Sekretar i Pergjithshem i Partise se Ballit Kombetare nuk eshte thjeshte nje neo ballist apo neo fashist i moderuar nga ata qe shohin ne xhiro ne disa vende te Europes perendimore. Tenente Celo Hoxha i mbrujtur ne magjen teorike te Mitat Frasherit, Uran Butkos etj, armiq te luftes per liri, popullit shqiptare e  kthye ne nje zedhenes te ketyre misionareve anti kombetare e anti perendimore.

Persa i perket debatit se lufta anti fashiste çlirimtare ne Shqiperi nuk ishte asgje tjeter vetem se “lufte civile”, kesaj teze budallaqe i ka dalë boja dhe studiues serioze e historiane te vertete midis te cileve edhe profesos Paskal Milo i kane vene kapak. Lufta ne Shqiperi midis formacioneve partizane dhe popullit ne pergjithesi qe e perkrahu ate ishte lufte clirimtare dhe antifashiste.

Por si arriti te zgjidhej zoti Celo Hoxha drejtor i ketij Instituti ?

U zgjodh edhe me ndihmen e disa drejtuesve te Partise Socialiste dhe grupit parlamentar te saj gjoja te moderuar, kur dihej se ky kalender i Ballit Kombetar eshte arrestuar qe ne vitin 2010 per fallsifikim, lajme ky te cilin e ka pohuar edhe Radio e Zerit te Amerikes te emetuar me 26 Shkurt 2010 ku me masen e arrestit me burg ku  perfshi edhe kryetari i ballit kombetar Demokrat Artur Roshi, shefi organizativ i saj Tomorr Gostivari dhe Çelo Hoxha, sepse sipas prokurorise ata fallsifikuan dokumentacionin dhe firmat e zotit Akil Rama.

Te njejtin lajm ka transmetuar edhe Radio Deutche Velle. Keto fakte jane thene dhe bere te njohura edhe here tjeter kurse pushteti ne ate kohe i drejtuar nga nje neo fashist si Sali Berisha qe kishte nen hyqmin e tij, gjykaten e perfituan per ti shpetuar kryerjes se denimit.

Po ashtu edhe procedura e zgjedhjes se Çelo Hoxhës u krye me manipulim te votave vetë brenda Bordit te Institutit qe beri emerimin e tij. Pra u bene dhe u puqen ne krye te ketij Institucioni dy fashiste te vjeter te kamufluar si perkrahes dhe drejtues te Partise Demokratike.

Ata jane vellezer politik siameze ose sic thote populli jane si “tenxherja me kapakun”. Ndodhi qe vetë ose me porosi te dikujt Agron Tufa si ish drejtor i Institutit u largua per te kerkuar “strehim politik” ne Zvicer, por atij nuk i eci palacolleku ndaj u kthye me bisht nder shale dhe vazhdon ti bjere burise se shpifjeve tani ne nje drejtim tjeter, kunder veprimtarise se Ambasades Amerikane.

Sipas jush, cili ishte qellimi i deklarimeve të Agron Tufes kundër Ambasadës Amerikane në Tiranë?

Mesa duke ky njeri i dyshimte, “i stervitur” ne rinine e tij ne shkollat e Bashkimit Sovjetik apo Rusise se sotme, ka mare persiper ti fryje burise se shpifjeve, dhe bej gjoja “kritika” se Ambasada Amerikane apo vetë Departamenti i Shtetit Amerikan kanë gabuar ku pershendeten popullin shqiptare per 80 vjetorin e Clirimit te Shqiperise apo se kjo Ambasade ka rekrutuar apo ka marre ne perberje te stafit te saj mbi 30-40 punonjes, ish sigurimsa, nenpunesa, ushtarake e punonjes te tjere duke afishuar me rradhe ne median e shkruar edhe emrat e tyre si njerez te njollosur e perkrahes te komunisteve te para viteve 90.

Me pak fjale ky manipulator ka zbuluar “armiq” qe kane penetruar në Ambasaden Amerikane dhe vete drejtuesit e kesaj Ambasade, kane shitur interesat e SHBA-se te Rusia e te tjera marrezira.

Duke i permendur keto fakte nuk kam deshire te beje lufte me keta kundershtare politike vetem te demaskoj prirjet dhe shpifjet e tyre per mohimin e vlerave universale te antifashizmit dhe parimeve te drejta qe mbrojti kualicioni i madh antifashist atehere kur keta balliste dhe fashiste te vertete sulmojne me egersi luften nacional clirimtare si nje nga faqet me te ndritura te historise se kombit tone.

Prandaj “lufta” me keta zuzare politike ka per te vazhduar e u them troç ne do ta fitojme, jo vetem ne pervjetoret e datave te rendesishme te çlirimit te atdheut, por kurdo here ne bijte e pasardhesit e partizaneve dhe te deshmoreve te atdheut do te meremi dhe mbrojme ato me vendosmeri çdo ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT