“Çmontohet” grupi kriminal i kokainës, Kreshnik Farruku “truri” shqiptar që merrte “të bardhën” nga Amerika Latine dhe mbushte Italinë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me “goditjen” e një prej grupeve kriminale i cili kishte shtrirë aktivitetin e drogës në shtetin fqinj, Itali.

SPAK bën me dije se gjatë hetimeve është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në trafikun e drogës. Ky operacion u finalizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë në Firence në nëntor të vitit të kaluar.

Kreshnik Farruku (Kreshnik Budlla) rezulton të jetë “koka” që i merrej me furnizimin me shumicë droge të tregjeve italiane. Ai merej me merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Sasia e lëndës narkotike vinte me konterjnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Një rast konkret përfshin sekuestrimin e një sasie prej 10.522 kilogramësh kokainë, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta, më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali. Në këtë operacion u arrestuan shtetasit shqiptarë E.K. dhe M.K. Komunikimet Kreshnik Farrukut (Kreshnik Budllës) dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të arrestuar në Itali kanë provuar rolin e tij organizativ në këtë rrjet kriminal.

“Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, K.B, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Më 12 janar 2024, SPAK ka ekzekutuar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit M.N. dhe J.K., të arrestuar më parë pas urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet italiane. Këta shtetas po hetoheshin në kuadër të procedimit penal nr. 296 të vitit 2021.

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit “Farruku” u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Farruku u arrestua në Manzë të Durrësit me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Për arrestimin e këtij shtetasi mbi të cilin ishte në fuqi masa e sigurisë “arrest shtëpie” e dhënë nga Gjykata e Durrësit u desh ndërhyrja e Forcave RENEA.

GJKKO ka firmosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, teksa ditë më parë ai u vetëdorëzua dhe gjendej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata e Durrësit. Gjatë seancës së zhvilluar më 7 janar 2025, Gjykata e Durrësit mori në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm të vëllezërve Farruku, Kreshnik dhe Erneo Farruku, pasi Gjykata e Brescia me vendimin Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, caktoi ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizata kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Ndaj 51-vjeçarit i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla rëndojnë akuzat “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera nga grupi kriminal, i goditur më datë 05.11.2024*, në operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, K.B, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për profesionalizimin e treguar gjatë kryerjes së hetimeve dhe fazës së ekzekutimit të masës së sigurimit

Procedimi penal është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe për shkak të parimit të pafajësisë, përgjegjësia e personave nën hetim do të konstatohet përfundimisht vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT