Shqiptarët nuk shkojnë për sportin, por për fara dhe foto. Vetëm 8 bileta të shitura për ndeshjen Shqipëri-Andorrë

Shqipëria do të luajë kundër Andorrës ndeshjen e saj të parafundit të eliminatoreve të “Euro 2020”, por duket se për tifozët shqiptarë ky takim nuk ka interes.

Sapo kombëtarja rezulton të luaj me një ekip elitar, të gjithë dynden dhe bëjnë sportëdashës, patriot dhe tifoz të cmendur.

Por në të vërtet shumica aty janë për check-in në rrjetet sociale apo për foto në instagram. Të paktë janë ai numer që shkon për ta mbeshtetur realisht ekipin kombetar, përmendim këtu Tifozat Kuq e Zi të cilet nuk ndalen në asnjë ndeshje si jashtë dhe brenda Shqipërisë.

Biletat kanë dalë në shitje prej dy ditësh tashmë, por deri tani janë shitur vetëm 8 të tilla.

Ndërkohë, për ndeshjen ndaj Islandës, që u fitua 4-2 nga kuqezinjtë, brenda dy ditësh ishin shitur 8 700 bileta.

Kombetarja duhet si ne fitore dhe ne humbje, si me ekipe të mëdhaja apo dhe me të vogla. Ajo ka gjithmon nevojë për mbeshtetjen tonë dhe për ti dhënë forcë dhe kurajo, prandaj quhet lojtari i 12.

Shqipëri-Andorrë do të luhet në datën 14 nëntor, në orën 20:45.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT