Projekti 1.4 mld € i dhëndrit të Trump/ Kompania që do ndërtojë resortin luksoz në Sazan merr statusin ‘investitorit strategjik’

Prezantimi i një megaprojekti nga ana e Jared Kushner, dhëndri i presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për ishullin e Sazanit, bëri bujë rreth 1 vit më parë. Sot, Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë që do të ndërtojë resortin luksoz.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka vlerësuar se projekti i kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” është në përputhje me kriteret ligjore sa i takon zhvillimit të zonave me përparësi.

Sipas dokumentit, vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT