BE me mbi 100 vëzhgues në zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Synohet proces transparent

“Zgjedhjet e 9 shkurtit janë shumë të rëndësishme. Janë zgjedhjet e para të cilat mbahen nën ligjin e ri elektoral. Ligji i ri elektoral merr në konsideratë edhe rekomandimet e Bashkimit Europian dhe ecurinë e tyre”, tha shefja e misionit tw BE, Nathalie Loiseau

Më tej shefja e Misionit të BE theksoi se, detyrat e tyre është vëzhgimi nga afër i procesit elektoral dhe zgjedhor në Kosovë. Ata do të asitojnë dhe në përfundim do nxjerrin raportin për zgjedhjet dhe standardet e tyre.

Detyrat e Misionit të vëzhgimit të BE, është asistimi dhe vëzhgimi, i procesit elektoral dhe sa i plotësojnë ato standardet evropiane dhe me plotësimin e rekomandimeve të BE, në mënyrë që të përkojnë me zgjedhjet transparente dhe të ndershme.

Objektivi është që qytetarët të shprehin lirisht preferencën e tyre nëpërmjet votës. Prezenca e misionit gjithashtu nënvizon mbështetjen e Kosovës për fuqizimi e demokracisë në vend”.

Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende, duke përfshirë vendet e BE-së, Norvegjinë dhe Zvicrën. Pak para ditës së zgjedhjeve, Misioni do të forcohet me 36 vëzhgues afatshkurtër, një delegacion deputetësh të PE dhe deri në 36 diplomatë nga vendet e BE-së, Kanadaja, Norvegjia dhe Zvicra.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së do të paraqesë gjetjet paraprake në një konferencë dy ditë pas zgjedhjeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT