VIDEO/ Vrasjet në bulevard: 21 Janari 2011, 14 vjet më pas

Katër protestues humbën jetën në 21 janar 2011, gjatë një tubimi në bulevard, përpara Kryeministrisë. Pikërisht në momentin kur turma po shpërndahej, papritur u dha urdhri për të qëlluar ndaj turmës. Tre persona mbetën të vrarë në vend, ndërsa një tjetër, Aleks Nika, u plagos rënd dhe humbi jetën në spital. Të vrarët ishin Hekuran Deda (i cili u qëllua në zonën ku qëndronin gazetarët), Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, në hyrjen e Kryeministrisë.

Përmes kësaj videoje, TemA sjell momentet kyçe të kësaj ngjarjeje dhe kalvarin e familjarëve në dyert e drejtësisë për 14 vite. Viojnë në këtë speciale, momente kyçe të vrasjes së katër protestuesve, reagimi i pushtetit për ti humbur gjurmët e krimit, reagimi i drejtësisë së kohës dhe beteja me pushtetin, qëndrimet e ish-kryeministrit Berisha, provat e reja që risollën në dyert e drejtësisë çështjen e 21 janarit, e deri tek hetimet e SPAK, ku kreu i kësaj strukture thotë se ka hetime intensive.

Ndiqni specialen e TemA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT