VIDEO/ E kthyen protestën në “ring boksi”, Braçe ironi me Qorin dhe Lapajn: Ka rradhë, fjalën e ka Qaniu!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e së hënës pasdite para Ministrisë së Brendshme, ku përfundoi duke u kthyer në një “ring boksi” mes partisë së Arlind Qorit dhe asaj të Adriatik Lapajt.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Braçe ka postuar një nga sekuencat e shkëputura nga përplasja, ku Lapaj shihet me megafon teksa përpiqet të flasë, e nga ana tjetër mbështetësit e Qorit kërkojnë ndihmën e policisë.

“Ka rradhë. Fjalën e ka Qaniu!”, shkruan Braçe duke u tallur me përplasjen mes Qorit dhe Lapajt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT