Flamuri i Shqipërisë apo i Kosovës, replika në OKB Daçiç e Çitaku

Në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç shprehu shqetësim mbi përdorjen prej Albin Kurtit të flamurit të Shqipërisë dhe jo atij të Kosovës.

Daçiçit i eshte pergjigjur me ironi ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

Në fjalën e saj Çitaku ka thënë se seanca e Këshillit të Sigurisë nuk është gjykatë për politikanët.

“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e njeh madje edhe e mbron flamurin e Kosovës”, u shpreh Çitaku.

Ambasadorja ka kujtuar se Albin Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, gjatë kohës që Daçiç ka qenë ministër.

“Ndihem krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiç”, është shprehur ambasadorja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT