“Ti je qen dhe i pafytyrë”, Murat Basha tregon përballjen e fortë me spiunin e tij: Je fëlliqësirë!

Murat Basha rrëfeu në emisionin Top Story përballjen me një nga personat që e spiunoi gjatë kohës së komunizmit.
Ai tha se sapo e kishte marrë dosjen, sepse nuk e dinte më parë, ndërsa e kishte takuar disa herë.
Basha: Fajkoin e kam takuar një ditë në një lokal. Më tha o xhaxhi Murat hajde të pimë një kafe, kush je ti i them, jam çuni i filanit, Faqores. Ishte zonja e tij, i dhashë dorën, e kisha marrë unë dosjen dhe gjej emrat, se nuk e kam dit, tha gruaja edhe ky burri im nuk pi, çudi i thash se ky e ka pirë rakinë dikur me faqore, ai më pa në sy, asnjë minutë më lejoni të largohem u thash dhe u ngrita, më tha faleminderit që nuk fole në sy të atyre.
Nuk ta ka fajin çuni që ti je h*le, je qen bir qeni, je i pafytyrë, më ke spiunu, s’ke lënë gjë pa saju, më tha më kanë detyru, më kanë rrah, ou ti do të ndërtosh lumturinë tënde mbi dhimbjet e mia? Ke gënjy për një përfitim, për një punë më të mirë dhe vjen më flet? M’u zhduk qelbësirë, ti do një grusht palaço, nuk e preka me dorë, je fëlliqësirë, pse s’më ke kërku falje nga 30 vjet, më ke taku 100 herë rrugës, s’kisha për të vrarë, prandaj kemi dhimbje, prandaj ulërasim ne sot.//TCH