Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Citaku: Serbia më vodhi certifikatën e lindjes

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka pasur një debat të ashpër me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Çitaku ka reaguar pas publikimit të certifikatës së lindjes së saj gjatë kësaj mbledhje, nga Daçiç.
Ajo e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.
“Serbia vodhi regjistrin tonë civil, regjistrimet kadastrale, artefakte dhe shumë më tepër. Një nga ato mijëra sende u shfaq dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Ministri i Serbisë, certifikata ime e lindjes. Sigurisht që ai donte të më frikësonte, por dështoi në mënyrë të mjerë. Kosova është këtu për të qëndruar”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Daçiç paraqiti në seancë një certifikatë të lindjes të Serbisë, që mbante emrin e ambasadores së Kosovës në Amerikë, duke thënë se ajo është shtetase e Serbisë dhe se kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo shtetësi.