Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas/ Dy ditë shërbesa dhe lutje, ja ku do jetë varri i tij

Kisha ortodokse në Shqipëri po bën përgatitjet për nderimet ndaj kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatus. Pas mbërritjes në Tiranë pasditen e së martës, trupi i pajetë i kryepeshkopit do të qëndrojë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Aty do të kryhen shërbesat e përshpirtjes, me homazhe nga klerikë dhe populli për te vijuar me ditën e nesërme me liturgji hyjnore.

Varri i krypeshkopit do të jetë në ambientet e brendshme të katedrales, sipas traditës së ortodoksisë.  Në ceremoninë për kryepeshkopin pritet të marrin pjesë besimtarë të shumtë dhe përfaqësues nga patriarkanat ortodokse dhe bota e krishterë më gjerë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT