Berisha nis për herë të parë daljet jashtë vendit! Ja ku do e zhvillojë takimin me mbështetësit

Pas më shumë se 3 vitesh nga rikthimi në Partinë Demokratike, Sali Berisha nis javën e ardhshme për herë të parë edhe daljet jashtë vendit për takime me mbështetës, por edhe partnerë ndërkombëtarë.

Dy, janë takimet e zyrtarizuar të Berishës për muajin shkurt, fillimisht në Gjermani dhe më pas në Itali.

Këtë fundjavë, kryedemokrati pritet të udhëtojë drejt Berlinit për të marrë pjesë në Konventën Zgjedhore të CDU, parti simotër e PD. Për këtë takim, Sali Berishës iu desh të merrte lejë në SPAK, pasi në datë 3 shkurt kishte datën e paraqitjes përpara oficerit të BKH. Ndërkaq, fundjavën e ardhshme, Berisha do të udhëtojë drejt Romës, për të zhvilluar tubimin e parë me diasporën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Por këto nuk do të jenë takimet e vetme jashtë Shqipërisë të Berishës, pasi burime bëjnë me dije se ai do të zhvillojë edhe disa takime të tjera në disa qytete të rëndësishme në Gjermani, Itali, por edhe Greqi, si një tentativë për të zgjuar mbështetjen për opozitën në radhët e diasporës.

Gjithsesi, në këtë tur takimesh jashtë vendit, Sali Berisha nuk do mundet të vizitojë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, dy vende që e kanë shpallur atë si person të padëshiruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT