VIDEO: E reja e PS trazon mimikën e Ramës dhe Ruçit: Duam të rrimë në Shqipëri, po nuk mjafton urdhëri “Qëndro”

Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste është mbajtur ditën e sotme në Tiranë. Gatë fjalimeve një nxënëse e re nga Bilishti ka dalë “jashtë parashikimeve”.
Anastasia Zaimi ka kritikuar butë por në mënyrë qytetare dështimin qeveritar me arsimin.
Anastasia ka theksuar se lidhja mes shkollës së mesme, universitetit dhe tregut të punës është vite dritë larg në Shqipëri.
Ky fjalim i të resë, nuk ka rënë pa u vënë re nga vetë Rama, i cili në një moment i kapur nga kamerat duket qartë i ngacmuar.
Rama thotë shpesh që ikja masive jashtë është dëshirë e rinisë. Por e reja tha që është detyrim dhe jo dëshirë për shkak të paaftësisë për ta mbajtur rininë këtu.
Nuk rrimë dot vetëm se jepet urdhëri “Qëndro” – thotë ajo.
A është tunduese dëshira për të ikur jashtë? Po. Por, ajo kurrë nuk është më e fortë se sa dëshira për të qëndruar aty ku ke rrënjët dhe pranë familjarëve të tu. Po pikërisht mangësitë e këtushme janë ato që e venitin tepër këtë ndjenjë. Nuk mundet t’i mbani studentët me një urdhër, qëndro. Ka ardhur koha që tu tregoni të rinjve se ata mund të bëjnë shumë. Por, ç’është më e rëndësishmja, mund të bëjnë shumë në Shqipëri”, tha ajo.
@tn.lajmelokale Fjalimi i Anastasia Zaimit tronditi Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste është mbajtur në Tiranë, ku të rinjë të shumtë kanë folur për ‘të mirat’ e PS-së. Por gjatë fjalimeve një nxënëse e re nga Bilishti ka dalë jashtë parashikimeve dhe skenareve të bëra nga PS-ja. Anastasia Zaimi teksa ka marrë fjalën e saj, ka kritikuar qeverinë Rama dhe Ministrinë e Arsimit në lidhje me politikat që kanë ndjekur për studentët. Gjatë fjalës së saj, e reja ka theksuar se lidhja mes shkollës së mesme, universitetit dhe tregut të punës është vite dritë larg në Shqipëri. Ndërkohë që ky fjalim i të resë, nuk ka rënë pa u vënë re nga vetë Rama, i cili në një moment i kapur nga kamerat duket qartë i nervozuar. Por fjalimi i nxënëses nga Bilishti, i papërdorur politikisht ka nxjerr në pah se si është realiteti i Shqipërisë.